ZemraIme.com është një platformë e specializuar për njohje që lidh persona të sinqertë që kërkojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe autentike. Platforma dallohet për sistemin e saj unik të verifikimit dhe algoritmin e avancuar të përputhjes.

Regjistrimi në ZemraIme.com bëhet ekskluzivisht nga administratorët tanë. Për t'u regjistruar, duhet të aplikoni përmes formularit që ndodhet në faqen hyrëse me emrin, emailin dhe qëllimin tuaj. Pasi të aplikoni, ne do t'ju kontaktojmë dhe nëse tregoni interes dhe pranoni procesin e verifikimit, do t'ju regjistrojmë në platformë.

Kjo është një nga aspektet më të rëndësishme që e dallon platformën tonë. Ofrojmë dy forma kryesore identifikimi:

1. Verifikimi me dokument: Ju dërgoni një video disa sekondëshe ku mbani në dorë një dokument identifikimi që mund të lexohet qartë.

2. Video thirrja: Pranoni të bëni një video thirrje përmes Facebook ose Instagram-it tuaj real. Thirrja zgjat vetëm disa sekonda për të konfirmuar që personi në thirrje është i njëjti me profilin tuaj në rrjetet sociale.

E kuptojmë që ky proces mund të duket i ndërlikuar, por e bëjmë këtë për ju, sepse ju nuk dëshironi të bisedoni me profile false. Kjo është pjesa më e rëndësishme që na bën seriozë. Të gjitha aplikacionet për njohje dështojnë për shkak se mbushen me profile false, dhe ne kemi vendosur të kemi më mirë pak përdorues, por që të jenë real.

Në platformën tonë lejohet vetëm komunikimi me tekst. Nuk mund të dërgoni foto, audio, video mesazhe, as të bëni audio apo video thirrje. Kjo sepse qëllimi ynë është që njerëzit të njihen përmes shprehjes së karakterit të tyre, dhe pastaj kur të jeni të gatshëm, do të bisedoni përmes WhatsApp, Facebook, Instagram, etj. Ne nuk do të zëvendësojmë rrjetet sociale, por do t'ju mundësojmë të njiheni me njerëz që ju përshtaten.

Kjo është pjesa kryesore që na dallon nga të tjerët:

Nuk ka like, nuk ka match. Por çdo gjë është programuar ashtu që të mund të gjeni lehtë dhe shpejt personat që ju interesojnë.

Shembull i kërkimit: Ju jeni mashkull 35-vjeçar nga Kosova, i gjatë 1.77m, dhe kërkoni femër 25-35 vjeçare në Gjermani, të gjatë 1.60-1.75m. Ju do të gjeni vetëm ato femra që janë brenda këtyre kushteve që keni përcaktuar. Nuk do t'ju paraqitet në rezultate asnjë femër e cila është më e shkurtër se 1.60m, që nuk jeton në Gjermani, apo që është nën 25 ose mbi 35 vjeçare.

Por ka edhe më shumë: Jo vetëm që nuk do ta gjeni ju, por as juve nuk do t'ju gjejë asnjë femër që nuk i ka këto kushte - do të jeni të padukshëm për të.

Përputhje e ndërsjellë: Ju do të gjeni njëri-tjetrin vetëm nëse të dyja palët kërkoni kushte të përputhshme. Nëse dalin pak rezultate, nuk do të thotë që janë pak persona, por që janë pak persona të cilët përshtaten me njëri-tjetrin.

Të dhëna të detyrueshme gjatë regjistrimit (nuk mund të ndryshohen):

  • Gjinia (mashkull, femër)
  • Datelindja (data, muaji, viti)
  • Gjatësia juaj
  • Statusi martesor (i/e martuar, i/e ndarë, i/e divorcuar, i/e ve - të martuarit nuk pranohen)
  • Nëse keni apo nuk keni fëmijë

Të dhëna që mund të ndryshoni vetë brenda platformës (askush përveq juve nuk e sheh këtë):

  • Vendi dhe qyteti aktual
  • Çfarë gjinie kërkoni
  • Mosha që kërkoni (minimale dhe maksimale)
  • Lloji i lidhjes (serioze apo shoqërore)

Nëse ka patjetër diçka nga të dhënat e detyrueshme që doni të ndryshoni, duhet të kontaktoni administratorin.

Ju mund të kërkoni si lidhje serioze ashtu edhe shoqërore, por mbani parasysh:

Nëse kërkoni lidhje shoqërore: Nuk do të gjeni asnjë person i cili kërkon lidhje serioze - do të shihni në rezultate vetëm ata persona që njësoj si ju po kërkojnë lidhje shoqërore.

Qëllimi i këtij kërkimi të detajuar është që askush të mos shqetësojë askënd. Kemi marrë përvoja nga aplikacione të ndryshme në gjithë botën dhe kemi parë shpesh raste problemesh që ne i kemi zgjidhur me këtë sistem.

Për meshkujt (pagesa e detyrueshme):

  • Abonimi minimal: 3-mujor - 30 euro
  • Abonimi maksimal: 6-mujor - 50 euro

Për femrat: Pagesa është opsionale. Ato femra që kanë mundësi financiare, është mirë të paguajnë për të na ndihmuar të mbajmë gjallë platformën tonë, por nuk është e detyrueshme.

Qëllimi ynë është të kemi balancim - të kemi shumë femra dhe meshkuj në platformë. Meshkuj të nderuar, ju lusim për mirëkuptim sepse në shumicën e platformave të njohjeve numri i meshkujve është shumë më i madh se i femrave, dhe ju si meshkuj nuk keni interes të rrini në një platformë ku ka pak femra.

Ju mund të fshini llogarinë tuaj në çdo kohë - gjendet si opsion brenda aplikacionit. Por ju lutemi vini re që paratë, nëse keni paguar, nuk kthehen.

Fjalëkalimin mund ta riktheni përmes opsionit "Kam harruar fjalëkalimin" që del kur nuk mund të hyni në faqe. Nëse keni probleme, mund edhe të na kontaktoni neve.

Platforma është globale por me fokus në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, BE, SHBA dhe Kanada. Kryesisht është e destinuar për shqiptarët, por nuk do t'i ndalojmë edhe të tjerët që dëshirojnë të hyjnë nëse i plotësojnë dhe respektojnë rregullat.

Kur shikoni profilin e një personi, e keni një buton "Raporto". Aty mund të shkruani nëse keni ndonjë vërejtje për atë person.

Ju lutemi keni parasysh që ne do të marrim masa kur vlerësojmë se dikush ka thyer rregullat, por për shembull nuk është thyerje e rregullave nëse dikush ju ka bllokuar apo ju injoron. Secili ka të drejtën e vet të bisedojë apo jo.

Ju lutemi lexoni faqen për privatësinë që gjendet në faqen e parë hyrëse, aty gjenden të gjitha detajet e politikës sonë të privatësisë dhe mënyrat se si i mbrojmë të dhënat tuaja.

Ju mund të na shkruani në faqet ZemraIme që kemi në Facebook, Instagram, TikTok, por edhe mund të na shkruani në email: info@zemraime.com

Për pyetje të tjera, kontaktoni: info@zemraime.com
Përditësimi i fundit: Shtator 2025